Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Himariotët dynden drejt qendrave të votimit, pjesëmarrje më e madhe se në 14 maj (SHIFRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Himariotët dynden drejt qendrave të votimit, pjesëmarrje më
Foto nga një qendër votimi

Prej më shumë se katër orësh janë hapur qendrat e votimit dhe qytetarët po shprehin vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të Himarës.

Nga të dhënat e KQZ për orën 11.00, kanë votuar 3.358 qytetarë nga 22.429 që kanë të drejtë vote.

Duhet se qytetarët janë shumë të interesuar për këto zgjedhje që zhvillon, pasi një numë i madh i qytetarëve janë drejtuar qendrave të votimit.  Sot janë 17.26% e qytetarëve që kanë votuar, ndërsa në të njëjtën orë në zgjedhjet e 23 majit kanë qenë 14.6% që kishin votuar.

Kujtojmë që dy janë kandidatët në garë për bashkinë e Himarë, Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga opozita.

Himariotët dynden drejt qendrave të votimit, pjesëmarrje më
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese