Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një konferencë të përbashkët me kryeprokurorin e Barit, Roberto Rossi, Drejtorin e Antimafias taliane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesin për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani si rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm për goditjen e krimit të organizuar.
Si rezultat i një sërë hetimesh të thelluara të përbashkëta, është arritur goditja e një prej grupeve më të mëdha kriminale, të cilët aktivitetin e tyre e kishin të përqëndruar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike që operonin përtej kufijve kombëtarë.
Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi: Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë për 10 vite për arritjen e objektivave të përbashkëta për të luftuar krimin në Shqipëri e Itali, jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar dhe në vecanti SPAK, janë shumë të afta për kapjen e veprave bashkë me ne.
Për fat të keq mafia shqiptare është një forcë shumë e madhe, por jemi të sigurt që populli shqiptar me anë të prokurorisë, do të jetë në gjendje ta luftojnë këtë “kancer”.
Përmes bashkëpunimit perfekt, arrijmë këtë objektiv. Ka gjithashtu një prezencë të jashtëzakonshme të policisë gjyqsore italiane dhe asaj shqiptare që bashkë me në arrijnë objektivat e përbashkëta.
Drejtori i Antimafias taliane Gjeneral Michele Carbone: Jam shumë i gëzuar, hera e parë që vij në Shqipëri. Pra është një krim ndekombëtar mes lëndëve narkotike, vecanërisht për lëndët narkotike që kalon kufitjnë kombëtare dhe ka kontakte që shkon përtej vendeve tona. Kontakte me Europën e Veriut, kalime në Amerikën e Jugut, Ballkan dhe vende të tjera.
Rezultatet e djeshme u realizuan sepse ka pasur një punë të madhe bashkëpunuese. Kto janë rezultate të rëndësishme që mund të arrihen në një lojë skuadre të kolauduar.

