Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTOT/ Njëri vëllai i Ibrahim Licit, tjetri djali i kandidatit të PD Xhelal Bushati, ja kush janë dy viktimat e atentatit në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
FOTOT/ Njëri vëllai i Ibrahim Licit, tjetri djali i kandidatit të
Hamza Lici dhe vëllai Ibrahim Lici/ Arlind Bushati djali i ish-kandidatit të PD, Xhemal Bushatit

Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit “të fortit” të Shkodrës është një nga viktimat si duket dhe shënjestra e atentatit si dhe Arlind Bushati i cili ishte në automjet me Licin ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Bushati është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, i cili sipas burimeve nga Shkodra është kërcënuar më armë zjarri disa ditë më parë.

Fatkeqësisht në vendin e ngajrjes ndodhej edhe një çift të cilët kanë qenë duke udhëtuar me motocikletë. Viktimë ka mbetur bashkëshortja Flutura Basha, ndërsa burri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Çifti nuk është prekur nga plumbat, por është përplasur me automjetin tip "Benz" ku po lëviznin Lici dhe Bushati. 

Vetëm disa javë më parë, më 11 tetor Arlind Bushati ka kallëzuar një kërcënim me armë që i është bërë nga disa persona me motor dhe masaka. Bushati ka qenë një një kafe në pedonale në Shkodër dhe persona të maskuar janë afruar dhe i kanë drejtuar armë, por nuk e kanë qëlluar, vetëm është kërcënuar.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës”, njoftoi policia disa ditë më parë.

Ndërsa edhe disa muaj më parë, në dyqanin në pronësi të tij e kanë kërcënuar duke i vënë tritol.

FOTOT/ Njëri vëllai i Ibrahim Licit, tjetri djali i kandidatit të
Pamje nga atentati në Shkodër

Një mjet tip Mercedes Benz ndodhet jashtë rruge, i bërë shoshë nga breshëria e plumbave që është derdhur mbi të, ndërsa në rrugë janë dy nga trupat e personave të pajetë të cilët janë mbuluar me çarçaf të bardhë. E gjithë zona e Dobraçit është rrethuar nga forca të shumta policie dhe gjithë zona është rrethuar me shirita skenë krimi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese