Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTOLAJM/ Zbardhet identiteti i turistëve që shpëtuan drejtorin e ERE, hoqën rripat e pantallonave dhe i lidhën këmbën

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Zbardhet identiteti i turistëve që shpëtuan drejtorin e
Tre turistet e huaj qe shpetuan Lorenc Kosten te Komuna e Parisit

Një qytetar amerikan pjesë e "Arizona Rangers", një ushtar ukrainas me leje nga fronti i luftës dhe një ushtarak i Forcave të Armatosura të Çekisë, janë tre turistët e huaj që i dhanë ndihmën e parë dhe i shpëtuan jetën drejtorit të ERE-s, gjatë të shtënave me armë dje të Komuna e Parisit, në Tiranë.

Ata u ndodhën në vendin e ngjarjes, kur polici Erjon Goxhara qëlloi me gjashtë plumba në trup Lorenc Kostën, që siç raportohet kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij.

Siç shihet dhe nga kjo pamje e afërt dhe e qartë e siguruar nga newsbomb.al, tre turistët e huaj nuk u stepën në asnjë moment, por hoqën rripat e pantallonave që mbanin veshur dhe menjëherë i lidhën këmbën Lorenc Kostës që të mos humbte gjak.

Tërheq vëmendjen në këtë pamje edhe e qeshura e një prej turistëve, i cili teksa shtrëngon me forcë plagët e shkaktuara nga plumbat në këmbën e drejtorit të Entit Rregullator të Energjisë, diçka u thotë dy të tjerëve dhe buzëqesh, edhe pse në një moment delikat.

Ashtu siç bëmë me dije me sipër, tre turistët janë një qytetar amerikan pjesë e "Arizona Rangers", grupim civil por i armatosur i angazhuar në zbatimin e ligjit në SHBA, një ushtar ukrainas me leje nga fronti i luftës dhe një ushtarak i Forcave të Armatosura të Çekisë.

FOTOLAJM/ Zbardhet identiteti i turistëve që shpëtuan drejtorin e
Tre turistet e huaj qe shpetuan Lorenc Kosten te Komuna e Parisit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese