Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Flamur Noka për arrestimin e Ilir Metës: Shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit, Edi Rama po eleminon çdo kundërshtar politik

Shkruar nga Newsbomb
Flamur Noka për arrestimin e Ilir Metës: Shfaqje e turpshme për
FotoArkive: Ilir Meta dhe Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar mbi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Deputeti Noka akuzon kryeministrin Edi Rama për ogranizimin e një shfaqe të shëmtuar i cili jep urdhëra politikë në mënyrë që të zhdukë çdo kundërshtarë në prag të zgjedhjeve vendore.

Ndër të tjera, ai thotë se është e shëmtuar për Shqipërinë që ish kryeministri dhe ish presidenti i republikës të tërhiqet zvarrë nga maskat e narkoshtetit.

Postimi i plotë:

Jo vetëm arrestimi, por ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic, është një shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit, që zbaton me përpikmëri urdhërat politikë të kryeministrit-prokuror. E turpshme për Shqipërinë dhe qytetarët #shqiptarë që ish Presidenti dhe ish Kryeministri i vendit të tyre të tërhiqet me forcë nga maskat e narkoshtetit.

Edi Rama, pasi nuk ia doli të likuidojë #PD-në, synon eliminimin politik të Partisë së Lirisë. Zgjedhjet po afrojnë dhe #Rama kërkon që #shqiptarët të mos kenë alternativa e ai vetë të mos ketë kundërshtarë.

Të gjitha do t’i kthehen mbrapsht. Populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar përballë diktaturës së mafias.

Narkoshteti i Ramës do shembet para syve tanë. Dy drejtuesit kryesorë të opozitës janë arrestuar me urdhër të Ramës. Të përballemi me të gjitha forcat! Mosbindje civile deri në fund!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese