Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fatos Nano mbylli sytë, kundërshtarët opozitarë mesazhe ngushëllimi për liderin e PS (REAGIMET)

Shkruar nga Newsbomb
Fatos Nano mbylli sytë, kundërshtarët opozitarë mesazhe
Fatos Nano

Fatos Nano, një ndër figurat më të njohura të politikës shqiptare dhe themeluesi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, është ndarë nga jeta mesditën e sotme.

Prej kohësh, Nano vuante nga probleme të rënda shëndetësore, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar ndjeshëm, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Ish-kryeministri ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare.

Vdekja e tij ka ngjallur reagime të shumta dhe trishtim mes kolegëve, miqve dhe njerëzve të politikës. Në këtë shënim po sjellim disa nga mesazhet e ngushëllimit nga kundërshtarët politik të Fatos Nanos: 

Tritan Shehu

“Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e Z. Fatos Nano! Nje humbje per familjen socialiste. Nje humbje per politiken shqiptare.

Ngushellime familjes se tij, qe e ndjen e perjeton me shume se gjithesekush kete humbje. Bashkepuntoreve ne vite. Miqve e shokeve.

Ngushellime!”

Agron Duka

"Njeriu në jetë njeh shumë njerëz, por jo të gjithë lënë gjurmë të thella si nëna, babai e familja. Një njeri që unë nuk do ta harroj kurrë ishte Fatos Nano.

Një njeri me një zgjuarsi të lindur, por edhe i thellë në dituri. Ai udhëhiqej nga dashuria për njerëzit. Nuk dinte të hakmerrej, por dinte të falte.

Shqiptarët ishin me fat që patën në një epokë të vështirë një njeri tolerant, social-liberal dhe të ditur si ai. U prehsh në paqe, miku im. Qofsh i parajsës"

Fatbardh Kadilli

"Sa morra vesh që Fatos Nano ndëroi jetë…  Për mua është një moment keqardhje për njeriun sigurisht, por mbi të gjitha për atë që AI krijoi si njeri publik.

Politikani që kam sulmuar, akuzuar më shumë me emër, ka qenë F.N. Por, përovja politke më dëshmoi që paska qenë i vetmi politikan që, nga këndi i tij politik, kontriboui në modernizimin, paqtimin politik të traumës shiqptare të trashëguara që nga lifta e dytë dhe nga lufta e klasave.

Kur shoh çfarë prodhoi demokracia dhe liria e 35 vjetëve, Fatos Nano paska qenë i vetmi që do duhej ta duartrokisja..

Nuk di si ndodh, por historia të jep vlerësime krejt të ndryshme nga aktualiteti dhe emocioni perosnal..  I lumur qoftë. Dritë pastë!"

Lajla Pernaska

"Me ndarjen nga jeta të Z. Fatos Nano, politika shqiptare humb një prej figurave që lanë gjurmë në këtë tranzicion të vështirë. Edhe pse kemi qenë në krahë të ndryshëm të politikës, vlerësoj rolin e tij  në jetën politike e publike.  Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij."

Ervin Salianji

"Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90. Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.

Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza  politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar!"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese