Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Çfarë po ndodh në fshatin Nartë, nga 929 emra në listë, votojnë vetëm 91! Qarku i Vlorës pjesëmarrjen më të ulët në rang Republike

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë po ndodh në fshatin Nartë, nga 929 emra në
Fshati Nartë në Vlorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Sipas të dhënave të fundit deri në orën 18:00, kanë votuar në total 40.91% nga 2423 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Qarku me pjesëmarrjen më të ulët vijon të jetë Vlora, me 28.51 përqind, ku konkretisht në fshatin Nartë është numri më i ulët i votuesve.

Në njërën prej vendvotimeve, aty ku në listë janë 929 zgjedhës kanë votuar vetëm 91 prej tyre. Në tre të tjerat situata është e tillë: 84 votues nga 939 zgjedhës në QV-në tjetër, 80 votues nga 936 në tjetrën dhe 80 votues nga 920 persona në të fundit.

Kjo është një ulje drastike në krahasim me zgjedhjet e tjera, dhe sipas kryeplakut të fshatit votimi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pa konflikte.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese