Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sulmet iraniane drejt bazave amerikane në Katar, REAGON Ministria e Jashtme: Shqiptarët në Gjirin Persik të tregojnë kujdes të shtuar!

Shkruar nga Newsbomb
Sulmet iraniane drejt bazave amerikane në Katar, REAGON Ministria e
Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka publikuar një deklaratë zyrtare drejtuar të gjithë shtetasve shqiptarë të ndodhur në vendet e Gjirit Persik pas sulmeve të fundit të kryera nga Irani në drejtim të bazave amerikane të pozicionuara në Doha të Katarit.

Ministria bën thirrje për të gjithë shtetasit që të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase dhe të tregojnë kujdes të shtuar si dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: [email protected]

Tel: +974 77180778

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: embassy.kuë[email protected]

Tel: +965 2524 0627

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: [email protected]

Tel: +966501422449

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: [email protected]

Tel: +971 50 980 7881”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese