Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Eksperti i kriminalistikës bën bilancin e Shkodrës dhe jep lajmin: Drejtori i Policisë s’ishte në listë, mund të mbyllë përfundimisht karrierën

Shkruar nga Newsbomb
Eksperti i kriminalistikës bën bilancin e Shkodrës dhe jep
Edmond Sulaj

Atentati i një dite më parë në Dobraç të Shkodrës nxori në pah edhe njëherë dominimin e bandave në kryeqendrën e veriut. Tre persona humbën jetën, mes tyre edhe një grua e pafajshme.

Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit dhe Arlind Bushati ishin dy të rinjtë të cilën u qëlluan me breshëri automatiku nga 3 persona ende të paidentifikuar.

Kjo ngjarje ka “ngritur në këmbë” autoritetet dhe ka sjellë në mënyrë “ulëritëse” nevojën për një organizim të strukturave policore.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ka bërë dhe bilancin tragjik se si jeta e punonjësve të policisë në këtë qark është kërcënuar për vite me radhë.

Ndër të tjera, Karamuço bëri me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Qarkut Shkodër, Edomond Sulaj nuk është bërë pjesë e garës së drejtuesve të qarqeve. Nga një bisedë telefonike që ai ka pasur me Sulajn, ky i fundit i ka thënë se ka vendosur që të heqë dorë dhe përkohësisht do t’i fokusohet familjes.

“Qarku i Shkodrës është një polici që vërtet ka bërë shumë aksione këto dy vjet, por është një polici që 9 efektivave u janë vendosur eksploziv në makina e në shtëpi, kemi një gjyqtar që është hedhur në erë dera e banesës, kemi kërcënime të përsëritura ndaj drejtorit të Policisë së Shkodrës.

Një drejtor i cili kur pashë sot listën e kandidatëve që garojnë për drejtor qarku nuk ishte. Ai nuk ka aplikuar. E kam marrë në telefon, sepse kemi njohje të dikurshme edhe i thashë pse nuk ke aplikuar.

‘Nuk do kandidoj më, do mendoj të kthehem pranë familjes dhe të shoh gjërat që kam dhe pastaj do mendoj për një kohë të mëvonshme se çfarë do bëj me veten time në lidhje me karrierën time do të vazhdoj apo jo’”, tha Karamuço në "Top Story", duke theksuar më tej se Policia në Shkodër është e pamotivuar dhe drejtësia ka përkëdhelur bandat.

“Çfarë ndodh? Është një polici e pamotivuar një polici e cila nga disa prej radhëve të tyre është e tradhtuar. Është drejtësia që ka përkëdhelur bandat në veri. I ka përkëdhelur”, theksoi eksperti i Kriminalistikës.

Më herët, Karamuço ka bërë me dije se Edmond Sulaj është kërcënuar nga banda të ndryshme, mirëpo asnjëherë nuk e ka bërë publik këtë fakt.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese