Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E mbrojti në gjyq dhe e fitoi tokën, Nano nuk i dha lekët Sokol Mëngjesit dhe dërgoi kushërinjtë ta rrahin me leva

Shkruar nga Newsbomb
E mbrojti në gjyq dhe e fitoi tokën, Nano nuk i dha lekët Sokol
Fotomontazh: Sokol Mengjesi

Dritan Jani Nano dyshohet se është organizatori i sulmit barbar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Sipas asaj që u bë me dije dhe më herët nga policia, avokat Mëngjesi ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij.

Pala fituese nuk ka rënë dakord dhe nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore. Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën.

Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. Më pas Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Mësohet se Mëngjesi dhe Nano janë takuar një muaj më parë për tu sqaruar, mirëpo nuk kanë rënë dakord, pasi avokati ka ritheksuar se ka një kontratë që 58-vjeçari duhet ta zbatojë. Si rrjedhojë i gjendur në këtë situatë dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar të afërmit e tij Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhe Romario Tabaku dhe ka organizuar sulmin barbar ndaj avokatit Mëngjesi.

Kujtojmë se Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht nga këta persona mëngjesin e kësaj të mërkure, vetëm pak momente pasi kishte lënë në kopsht djalin e tij të vogël.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese