Hapësire reklamuese

Aktualitet

“E kam marrë vesh për mbledhjen nga TV i burgut”, Veliaj në kushtetuese: Nuk e di si do ishte vendimi i tyre nëse do i shikoja në sy

Shkruar nga Newsbomb
“E kam marrë vesh për mbledhjen nga TV i burgut”, Veliaj
Erion Veliaj gjate seances te sotme

Erion Veliaj, ish-kryebashkiaku i Tiranës, gjatë seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese është pyetur nga gjyqtarja se çfarë do të mund të ndryshonte nësë ai do të ishte prezent gjatë mbledhjes së këshillit të Bashkisë, një kërkesë e shprehur më parë nga vetë ai.

Ai ka sqaruar fillimisht se në 10 vitet që ka shërbyer si kryetar bashkie, janë dy mënyra përse mblidhet këshilli, e para nga kryetari për vendimet dhe e dyta në vendime të rëndësishme si buxheti, dhe shton se ka edhe raste të tjera kur e thërret këshilli.

Veliaj ka bërë me dije se nuk është njoftuar nga Këshilli për mbledhjen e as nuk është ftuar, por se ai e ka marrë vesh për mbledhjen e Këshillit për të votuar shkarkimin e tij, nga televizori i burgut.

Dhe madje kur ka kërkuar përgjigje nuk e ka marrë nga këshilli por nga sekretari, që nuk është as pjesë e këshillit.

Më tej ish-kryebashkiaku shton me  tone ironie se asnjëherë në 10 vite nuk ka parë aq shumë efiçencë nga këshilli, ku për 8 orë sipas tij u kalua gjithe procesi dhe u mbyll në disa institucuone.

“Unë kam parë një efiçencë, me 8 vendime brenda 8 orëve, kemi patur situata katastrofike, kemi patur pandemi u jam lutur aman t’u Jpim lekët atyre që nuk shtynë dot muajin, u lutesha të vinin për lloj lloj vendimesh se Tirana ka qënë një kantier këto  10 vitet e fundit” , është shprehur ai.

Më tej ish-kryebashliaku shton se nuk e di nësë vendimi do  të ndryshonte apo jo nëqoftëse ai do të ishrte atje dhe do t’i shihte në sy, dhe shton se as nuk e di nësëe do të kishte fuqi të priste vendimin e tyre.

“A do të kisha fuqi për të pritur vendimin, këtë s’e di edhe s’kemi si ta dimë për sa kohë unë nuk isha aty. Por mendoj që fjalët kanë peshë, kur njerëzve ju jepet mundësia të shprehen bëhet diferenca”

Në fund Veliaj, e konsideron këtë këshill, dhe faktin që nuk u ftua në të si fyerjen më të rëndë  të jetës së tij.

“Prandaj thashë fyerja më e rëndë e jetës sime u bë nga njerëzit që e dinin përditë përkushtimin tim. Për këtë them nuk e di se si do të ishte vendimi i tyre nëse do t’i shikoja në sy. Do t’ju kujtoja edhe faktin se nesër mund të jenë ata viktimë e kësaj padrejtësie.” përfundon ai.

Fjala e plotë:

"Ka dy mënyra se si thirret këshilli ose kryetari i bashkisë, ose në vendime të rëndësishme siç është buxheti. Ka edhe një mënyrë tjetër kur e thërret këshilli. Kur e thërrët këshilli, duhet të ftojë kryetarin. Nuk kam marrë përgjigje nga Këshilli por sekretari i këshillit që nuk është anëtar. Këshilli duhet të votonte për këtë ftesë. Kur gjykohet kryetari, duhet të merrte një votim për këtë ftesë dhe nuk mund ta linte këtë me një komunikim me sekretarin se nuk është as anëtar… të marrësh vesh për mbledhjen e këshillit nga televizori i burgut…

Unë nuk kam parë eficencë me 8 vendime administrative me 8 vendime brenda orarit të punës në datën 24. Dmth një eficencë kur e kam kërkuar për ndihmë ekonomike, u jam lutur aman t’u japim lekët atyre që nuk shtynë dot muajin, e kam kërkuar këshillin për lloj lloj vendimesh se Tirana ka qënë kantier këto 10 vitet e fundit..

Eficencë që fillon me këshillin bashkiak dhe mbaron me dekretin e presidenti është mbresëlënëse për eficencën e shtetit tonë.

Kemi pasur situata të tmerrshme si pandemia apo tërmeti dhe nuk kanë kaluar me shpejtësi kaq të madhe nga një vendiim në orë. Ky është fshati që duket nuk ka nevojë për kalluzin tim.

Kuptohet qartë që më është mohuar njoftimi, ftesa, e drejta për të qenë aty.

A do të kisha fuqi për të pritur vendimin, këtë s’e di edhe s’kemi si ta dimë për sa kohë unë nuk isha aty. Por besoj se fjalët kanë peshë dhe kur njerëzve iu jepet mundësia që të shpehen bëhet... diferenca ju keni bërë diferencën me këtë vendim sot për të dëgjuar palët

Prandaj thashë fyerja më e rëndë e jetës time se mu bë nga njerëz që e dinin përkushtimin tim. Për këtë them nuk e di se si do të ishte vendimi i tyre nëse do t’i shikoja në sy. Do t’ju kujtoja edhe faktin se nesër mund të jenë ata viktimë e kësaj padrejtësie."

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese