Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhuna në kafazin e qelqtë të GJKKO, zbardhet DËSHMIA e policëve: Në fillim e ofenduan vëllezërit Bushgjokaj pastaj Çakraj ua ktheu dhe...(VENDIMI i gjykatës për vrasjen e Renis Dobrës)

Shkruar nga Newsbomb
Dhuna në kafazin e qelqtë të GJKKO, zbardhet DËSHMIA e
Foto nga GJKKO ne diten kur ndodhi ngjarja

Janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, oficerët e policisë të cilët gjendeshin në të njëjtin kafaz xhami ku u sulmua nga vëllezërit Bushgjoka i arrestuari si bashkëpunëtor i tyre Petrit Çakraj, ngjarje kjo e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Posaçme në Tiranë.

Burime për mediat kanë bërë me dije se Arjan Canaj, Albert Gjoni dhe Ilir Demollari kanë pohuar se sulmi i vëllezërve Bushgjoka ka qenë i mjenjëhershëm. Ata kanë shpjeguar për grupin hetimor se gjatë zhvillimit të seancës, ishin futur në të njëjtin kafaz xhami të katërt të arrestuarit, teksa Petrit Çakraj ka paraqitur një kërkesë që të shtyhej gjyqi, dhe në këtë moment njëri prej vëllezërve e ka ofenduar, më pas sipas dëshmive të oficerëve ka qenë Petrit Çakraj ai që iu është kthyer me ofendim edhe në këtë moment vëllezërit Bushgjokaj janë ngritur dhe e kanë goditur me grushte.

Punojësit e policisë kanë ndërhyrë duke neutralizuar tre vëllezërit Bushgjikaj, kurse Çakri mori dëmtime fizike të cilësuara si plagosje e lehtë. Ndërkohë mësohet se tre vëllezërit Bushgjokaj janë futur në izolim.  

Në pyetje janë marrë edhe vëllezërit Bushgjokaj, ku Kristi Bushgjoka është shprehur se ka qëlluar i pari pasi Çakraj ka ofenduar njërin nga vëllezërit e tij. 

Kujtojmë se incidenti u regjistrua pak ditë më parë, brenda sallës së gjyqit të Gjykatës së Posaçme, pas dyshimeve të tre vëllezërve se ai kishte vendosur të fliste dhe ata e akuzuan se ai po rëndonte pozitën e tyre, të katërt të pandehurit akuzohen për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Renis Dobrës vitin e kaluar.

Sa i përket rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës, gjykata ka vendosurt të lejë në burg tre vëllezërit Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjoka dhe  Petrit Çakrajn. Në seancë ata i kanë kërkuar ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin që ndodhi seancën e kaluar, ku dhunuan të dyshuarin Çakraj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese