Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE nga ngjarja në Fushë-Milot! Plas sherri mes dy personave, qëlluan me armë zjarri pranë qendrës së votimit

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE nga ngjarja në Fushë-Milot! Plas sherri mes dy personave,
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e regjistruar pasditen e kësaj të diele në Fushë-Milot ku u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në qendrën  votimit 0871 Fushë Milot, në shkollën 9 vjeçare, “29 Nëntori”, ku të përfshirë kanë qenë dy shtetas.

Mësohet se dy personat e identifikuar si Kastriot Preng Perdoda dhe Astrit Lleshi janë konfliktuar verbalisht në ambientet e qendrës së votimit, ndërkohë që këtë debat e kanë vijuar dhe jashtë saj.

Konflikti mes tyre thuhet se ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku ka qenë Perdoda ai i cili ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese