Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE/ Dy të vdekur në Shkodër, anëtarët e fisit Lici ranë në atentat, Mercedesi me targa kroate u bë shoshë nga plumbat

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE/ Dy të vdekur në Shkodër, anëtarët e fisit Lici
Mercedesi i cili ka rene ne atentat ne Bushat

Dy anëtarë të fisit Lici dyshohet se kanë mbetur të vdekur nga një atentat mafioz i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në hyrje të qytetit të Shkodrës, në lagjen e njohur Dobraç. Ata kanë qenë duke udhëtuar me një makinë Mercedes Benz S Class kur kanë rënë në breshëri plumbash.

Identiteti i viktimave mbetet ende i panjohur, për shkak se dy prej personave që ndodheshin në makinë janë gjetur të pajetë në vendngjarje, kurse dy të tjerë janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Forca të shumta policie dhe pesë autoambulanca kanë shkuar menjëherë në Dobraç, por fatkeqësisht bilanci i këtij atentati është tragjik. Zona ku janë regjistruar të shtënat njihet si zonë nën kontrollin e fisit Bajri, kurse personat që kanë rënë viktimë, fisi Lici, janë në hasmëri me ta.

Makina që ndodhet jashtë rruge, dukshëm pasi ka humbur kontrollin nga breshëria e plumbave, është me targa të huaja. Xhami i pasëm dhe ata të dyerve anësore janë komplet thyer.

Dëshmitarët e parë nga vendngjarja në zonën e "SMT-së" ose e njohur ndryshe dhe si "5 Heronjtë e Vigut", janë shprehur se kanë qenë dy makina të tjera të cilat sapo kanë qenë paralel me këtë mjet Mercedes Benz S Class, kanë nisur të qëllojnë me breshëri.

E gjithë zona e Dobraçit është rrethuar nga forca të shumta policie dhe gjithë zona është rrethuar me shirita skenë krimi.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese