Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del VIDEO: Momenti kur polici zbret nga makina dhe qëllon drejtorin e ERE, Lorenc Kosta kap armën por nuk ju shpëton plumbave

Shkruar nga Newsbomb
Del VIDEO: Momenti kur polici zbret nga makina dhe qëllon drejtorin e ERE,
Ilustrim: Momenti i plagosjes - Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta

Janë publikuar pamjet e plagosjes me armë zjarri që ndodhi mesditën e djeshme, datë 19 Gusht në zonën e "Komunës së Parisit". Efektivi i Policisë së Shtetit, Erjon Goxhara kalon me makinë në rrugë dhe sapo shikon Lorenc Kostën, ndalon dhe shkon menjëherë drejt tij.

Drejtori i ERE kalon në këmbë në trotuar dhe sapo sheh policin me armë në dorë, reagon dhe e kap armën, por Erjon Goxhara nis të qëllojë disa herë. Siç shihet dhe nga pamjet, ai ka qëndruar për disa minuta në vendngjarje dhe më pas është larguar.

Tërheq vëmendjen qetësia e madhe me të cilën vepron autori i plagosjes, ish-komandant i "Shqiponjave" dhe aktualisht efektiv në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Fatmirësisht, kanë qenë disa turistë të huaj të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë Lorenc Kostës duke i lidhur këmbën me rrip pantallonash, që të ndalonin gjakderdhjen. 45 vjeçari ndohet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e parë, pas ngjarjes, kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj, u shpreh se kishte komunikuar vetë me efektivin që kreu plagosjen dhe ai i ishte dukur në gjendje tepër të rënduar psikologjike. Nga “Komuna e Parisit” ku dhe ndodhi ngjarja, Vocaj tregoi se Policia i druhej vetëvrasjes së Erjon Goxharës, por në fakt realiteti është krejt tjetër.

"Punonjësi i Policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar unë drejtpërdrejt me efektivin, është në gjendje shumë të rënduar. Kemi shumë forca në terren, që të shmangim ndonjë ngjarje tjetër më të rëndë", u shpreh më herët Tonin Vocaj.

Efektivi që plagosi drejtorin e ERE lëviz i armatosur dhe shteti është detyruar që të nxjerrë në terren Forcat Speciale me qëllim për ta gjetur dhe arrestuar. Madje, jo vetëm RENEA, Policia e shteti ka ofruar shpërblim 10 mijë euro për këdo që ka informacione të vlefshme që çojnë në kapjen e Goxharës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese