Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DALIN EMRAT DHE FOTOT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin

Shkruar nga Newsbomb
DALIN EMRAT DHE FOTOT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin
Fotomontazh: Nje nga autoret dhe avokati Mengjesi

Këta janë katër personat të cilët dhunuan mëngjesin e kësaj të mërkure barbarisht avokatin Sokol Mëngjesin.

Romario Tabaku, Dorian Alia, Drivald Alia si dhe Elton Kasaj janë katër autorët të cilët rreth orës 08:50 në zonën e ish-bllokut në Tiranë goditën me leva dhe sende të forta avokatin Mëngjesi.

DALIN EMRAT DHE FOTOT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin

Avokati doli sot në mëngjes për të dërguar djalin në shkollë, por kur është kthyer autorët, të pamaskuar i kanë bërë pritë dhe e kanë dhunuar barbarisht. Mëngjesi është dhunuar barbarisht me grushta dhe leva.

DALIN EMRAT DHE FOTOT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia më herët.

DALIN EMRAT DHE FOTOT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin

Sakaq, lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar një sërë figurash publike, duke filluar nga ministri Taulant Balla, Ulsi Manja, Avokati i Popullit si dhe Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha të cilën kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin e këtij sulmi.

DALIN EMRAT DHE FOTOT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed