Hapësire reklamuese

Aktualitet

Begaj kërkoi që dekreti mos shqyrtohej nga Kushtetuesja, Holta Zaçaj i jep të drejtë Erion Veliajt

Shkruar nga Newsbomb
Begaj kërkoi që dekreti mos shqyrtohej nga Kushtetuesja, Holta
Holtaa Zacaj ne seance

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e paraqitur nga Presidenca lidhur me shpalljen e moskompetencës së Kushtetueses për ankimimin e Veliajt sa i përket dekretit të zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj gjatë fjalës së saj njoftoi rrëzimin e kërkesës së përfaqësuesve të Presidencës.

“Në lidhje me kërkesën paraprake, Gjykata vendosi se çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të Presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, objekt shqyrtimi dhe për këtë arsye kërkesa juaj nuk pranohet në këtë pjesë të shqyrtimit”, tha Zaçaj.

Në seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiaku i Tiranës, Presidenca kërkoi më herët shpalljen e moskompetencës së Kushtetueses për ankimimin e Veliajt sa i përket dekretit të presidentit Bajram Begaj lidhur me dekretin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

“Nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ, zgjedhjet në Tiranë u bllokuan duhet të kthehet kushtetueshmëria. Paraqesim kërkesën që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim. Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi”, tha Presidenca.

Ndërkohë, mbrojtja ligjore e Veliajt theksoi se Gjykata Kushtetuese është institucioni kompetent për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur, përfshirë edhe aktin e Presidentit.

"I qëndrojmë parashtrimit që kemi. Mendojmë se GJK është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjkykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave", tha mbrojtja e Veliajt. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese