Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë kriminale në Shkodër ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri shtetasen Anila Prendushi brenda një automjeti, dhe më pas vrau veten.
Kolë dhe Anila, dy personat në fotografi bashkëjetonin prej 5 vitesh në qytetin e Shkodrës, ndërsa mësohet se 44-vjeçarja Anila Prendushi ishte e divorcuar si dhe nëna e tre fëmijëve nga martesa e mëparshme.

Autori e ka goditur 44-vjeçaren me një plumb në kokë brenda automjetit. Fatmirësisht Prendushi është gjallë edhe pse në gjendje kritike për jetën. Brenda automjetit është gjetur edhe arma e zjarrit e përdorur nga viktima Kolë Manaj.
Njoftimi i policisë më herët:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula", janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


