Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj
FotoArkiv/ Ilir Beqaj ne SPAK

Është arrestuar ditën e sotme ish-ministri Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë. News24 bën me dije se bashkë me ish ministrin janë arrestuar dhe dy të tjerë, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla.

Prej disa kohësh tashmë Beqaj ishte në hetim pasi akuzohet koncesionin e sterilizimit dhe shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që drejton te Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Beqaj është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Ilir Beqaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” para një hetuesi apo oficeri të Policisë Gjyqësore një herë në javë, çdo të premte në orën 15.30. Gjithashtu, Ilir Beqajt iu komunikua dhe masa e dytë “Ndalim i daljes jashtë vendit”.

Në Gusht të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme arrestoi ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë euro 8 vjet më parë.

Pasi u mor në hetim nga SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj, dha dorëheqje nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).

Ilir Beqaj e mori këtë post në 26 tetor të 2023, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese