Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

A rrezikohet e gjithë bota nga përplasja Izrael-Iran-SHBA? Eksperti Shehu: Shqipëria të rrijë e qetë! Teherani kërkon vetëm pushtet

Shkruar nga Newsbomb
A rrezikohet e gjithë bota nga përplasja Izrael-Iran-SHBA? Eksperti
Foto ilustruese

Irani iu kundërpërgjigj sot sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryer më 21 qershor teksa u goditën centralet bërthamore të Iranit. Si kundërsulm, Irani sulmoi Komandën Qendrore të SHBA-së e vendosur në Doha të Katarit, nga ku nuk pati asnjë viktimë.

Lidhur më këtë konlrik ka folur dhe Arianit Shehu, drejtor i lartë i NDI-së (Insituti Demokratik Amerikan) për vendin në Lindjen e Mesme teksa u shpreh se nuk ka asnjë rrezik që i kanoset Shqipërisë dhe se qëllim i vetëm i Iranit është të mbrojë pushtetin e tij.

A ka ngjasa që Irani ta tërheqë botën drejt një luftë të 3-të botërore?

Eksperti Arianit Shehu: Jo nuk ka gjasa. Shqipëria nuk është aspak e rrezikuar sepse është pjesë e NATO-s. Irani ka për synim të mbrojë pushtetin e tij.

E para, që t’i jepet rëndësi dialogut të paqes në rajon, pa ndërhyrjen amerikane situata do vazhdojë të eskalojë. Irani nuk do ketë më mundësi të manipulojë me programin bërthamor.

Irani ka përdorur programin e pasurimit të uraniumit që ta imponojë veten si fuqi rajonale. Mos të harrojmë se luftërat civile në rajon kanë qenë të sponsorizuara nga Irani. Ka qenë narrativa e tij politike, duke e përdorur si element dominues në rajon.

Synimi i tretë është që populli Iranian, unë jetoj prej 22 vitesh në Lindjen e Mesme, meriton që në të ardhmen të jetojë në një shtet demokratik, pasi është shtet i bazuar në doktrinën fetare”, tha Shehu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese