Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

115 kontejnerët drejt Kinës, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Doganave: Dolën nga porti i Durrësit, por janë të Kosovës!

Shkruar nga Newsbomb
115 kontejnerët drejt Kinës, reagon Drejtoria e Përgjithshme e
Fotomontazh

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i ka dhënë fund gjithë aludimeve duke i dhënë përgjigje mediave për lajmin e djeshëm, ku u tha se Shqipëria ka eksportuar në Kinë 115 kontejnerë me mbetje të rrezikshme. Madje raportohej se ato ishin bllokuar nga autoritetet kineze në port.

Nga reagimi i bërë ditën e sotme bëhet me dije se ngarkesa që kishte destinacion Kinën ka dalë nga Porti i Durrësit, por si vend tranzit. Dërgesa ishte e Kosovës dhe mbetjet brenda kontejnerëve raportohen se ishin koncentrat zinku. Kësisoj, Shqipëria nuk ka ta bëjë aspak me këtë dërgesë, por thjeshtë porti ynë ka shërbyer si tranzit.

Në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave thuhej:

Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:

Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova  me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.

Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.

Sa më sipër ritheksojmë se:

* Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;

* Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.

ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese