Hapësire reklamuese

Aktualitet

Viktima shtyu të vëllanë me zetor, i moshuari humbi toruan dhe e qëlloi 4 herë me thikë, dalin DETAJE nga tragjedia në Kavajë

Shkruar nga Newsbomb
Viktima shtyu të vëllanë me zetor, i moshuari humbi toruan dhe e
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi në tragjedi.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar në arë për të marrë disa dengje bari me zetor. Pasi kishte ngarkuar barin, gjatë kthimit është përballur me vëllain e tij të madh, shtetasin M. Rr., 76 vjeç, autori i ngjarjes.  

Ku 76-vjeçari i ka kërkuar vëllait të mos kalonte në atë rrugë. Mes tyre ka nisur një debat, ndërsa viktima dyshohet se e ka shtyrë me zetor. Konflikti është përshkallëzuar dhe 76-vjeçari ka nxjerrë një thikë, me të cilën e ka goditur vëllain 3-4 herë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Mësohet se i moshuari ka shprehur pendesë para grupit hetimor. Po ashtu mësohet se ai ushtronte detyrën e kryeplakut të fshatit Agonas.

Kujtojmë se i moshuari u transportuar me urgjencë nga familjarët dhe dëshmitarët drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra dhe humbjes së madhe të gjakut, 74-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese