Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del MENUJA e darkës që konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë: Pilafi, makaronat dhe fasulet e “Sori-Al” çuan për të dytën herë kursantët në QSUT

Shkruar nga Newsbomb
Del MENUJA e darkës që konsumuan studentët e Akademisë
Foto ilustruese

30 studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar rreth orës 8 të mbrëmjes së djeshme pasi konsumuan vaktin e darkës, që mësohet të ketë pasur 1200 racione ushqimi në total.

Ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijm, është zbuluar menuja e darkës që bëri studentët për spital duke iu shkaktuar atyre përzierje në stomak, të vjella e diarre.

Burime për mediat bëjnë me dije se menuja e darkës së djeshme përbëhej nga: pilaf, makarona, fasule, sallam, salsiçe, kos, qumësht dhe bukë, për të cilat aktualisht thuhet se po kryhen verifikimet për sigurinë ushqimore.

Po ashtu, bëhet me dije se autoritetet shëndetësore dhe AKU kanë sekuestruar mostrat e ushqimit dhe po presin rezultatet e analizave për të përcaktuar shkakun e incidentit. Ndaj pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Ashtu siç raportoi newsbomb.al mëngjesin e sotëm, kjo është hera e dytë që studentët e Akademisë së Sigurisë shfaqin probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit të kateringut “Sori-al”, pasi siç ka raportuar dhe newsbomb.al, mëngjesin e 7 majit u mësua se 56 studentë ishin helmuar.

Sipas të dhënave të publikuara në OpenCorporates dhe të regjistruara pranë QKB-së, kompania “Sori-Al” ushtron aktivitet në fushën e shërbimit të ushqimeve të gatshme, menaxhimit të mensave, restoranteve dhe fast-food-eve, si edhe në tregtimin dhe import-eksportin e produkteve ushqimore.

Ngjarja e rëndë u shënua pas konsumimit të drekës në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra studentë kanë shfaqur simptoma të forta helmimi, mes tyre të vjella, dhimbje të forta barku dhe komplikacione të tjera shëndetësore. Menjëherë pas përkeqësimit të gjendjes, ata janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Komisariati nr. 1 ka ndërmori veprime të menjëhershme procedurale për rastin. Për rrjedhojë të ngjarjes u vunë në pranga teknologia, Kristjana Plaka dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut, Kujtim Ballgjini, që shpërndante ushqimin për studentët, ndërsa administratorja e kompanisë, Alma Tafani u shpall në kërkim.

Që nga fillimi  i majit nuk është mësuar asnjë detaj nga administratorja e kateringut që dërgoi në spital studentët.

Ndërkohë që situata sot e kësaj dite shfaqet problematike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese