Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu por temperatura të larta, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Shkruar nga Newsbomb
Vranësira dhe reshje shiu por temperatura të larta, ja si parashikohet
Foto ilustruese

Ditën e sotme ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të qëndrueshëm.

Moti parashikohet i kthjellët. Prej orëve të mesditës shtim të vranësirave të cilat përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje hera-herës deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.

Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje shiu të dobëta (përjashtuar vijën bregdetare). Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese