Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli e liroi nga burgu dhe e çoi në shtëpi, RENEA dhe FNSH "gardh" para banesës së vrasësit kryesor të dyshuar të efektivit Santiago Malko

Shkruar nga Newsbomb
Apeli e liroi nga burgu dhe e çoi në shtëpi, RENEA dhe FNSH
Ilir Selmani, pamje nga vendngjarja

Afro një javë pasi Apeli i dha lirinë vrasësit të dyshuar kryesor për eliminimin e efektivit Santiago Malko, RENEA dhe FNSH kanë marrë në ruajtje Ilir Selmanin.

Burie për mediat bëjnë me dije se efektivët qëndrojnë 24 orë përpara shtëpisë së Selmanit, për të minimizuar mundësinë e arratisjes nga vendi.

Më 19 qershor, ndryshimet e reja të masave të sigurisë për disa nga të burgosurit i kanë dhënë lirinë Ilir Selmanit, personi kryesor që dyshohet të jetë autori i vrasjes së ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht të 2019.

Selmani do të vijojë të jetë në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” deri në një moment të dytë, në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. Në rast se Ilir Selmani dënohet në Gjykatën e Apelit, ai do të kthehet në burg.

Si ndodhi vrasja e policit Santiago Malko:

Vrasja e ish-policit ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qenë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko.

Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qenë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare.

Roli i Ilir Selmanit në vrasjen e Santiago Malkos, ka qenë bërja gati e automjetit me të cilin janë larguar pas ekzekutimit autorët dhe fshirja e gjurmëve të tjera të lëna në vendngjarje ndërkohë që pritej shënjestra

I udhëzuar nga Leonard Duka, Selmani ka kthyer makinën pasi kanë shënjestruar Malkon. Më pas Ilir Selmani shfaqet në disa video teksa mbledh bishtat e cigareve që kishte hedhur në tokë Blendi Teta, survejuesi i ish-policit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese