Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE nga plagosja në Sukth: Daja për pak sa nuk i mori jetën nipit të tij, e qëlloi me thikë pas debatit

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE nga plagosja në Sukth: Daja për pak sa nuk i mori jetën
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Sukthit ku një i ri u plagos me thikë.

Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijm, paraprakisht raportohet se konflikti dyshohet të ketë ndodhur mes dy familjarëve, dajës dhe nipit.

Debati mes dyshes ka agravuar më tej duke shkaktuar plagosjen e këtij të fundit, i cili mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ashtu siç raportoi newsomb.al mbrëmjen e djeshme, blutë vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. Ndërsa Policia po vijon me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo ishte ngjarja e dytë e rëndë që ndodhi brenda pak minutash në Durrës, pasi konflikti mes dy vëllezërve në fshatin Agonas të Kavajës, përfundoi tragjikisht. I moshuari qëlloi me thikë për vdekjen vëllanë e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese