Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, do të marrë pjesë në samitin e radhës së NATO-s që do të mbahet në Turqi, në Ankara, në datat 7 dhe 8 korrik 2026. Prezenca e Ramës në këtë forum të lartë vjen në kohën kur në Shqipëri ka filluar një valë protestash që kundërshtojnë projektin në Zvërnec, dhe çështje të tjera politike.
Samiti i NATO-s mirëpritet nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe do të mbahet në kompleksin presidencial Bestepe.
Sipas informacionit të dhënë nga zyra e NATO-s Samiti i Ankarasë do të fokusohet në sigurinë evropiane pavarësisht tensioneve të deritanishme.
Në qendër të takimit do të jetë kërkesa për të gjithë vendet anëtare të NATO-s të rrisin fondet e aleancës, duke kapur targetin e 5% të GDP ndërkohë që kërkohet edhe transformimi i këtyre investimeve në kapacitete reale luftimi.
Do të diskutohet edhe situata e Luftës mes Rusisë dhe Ukrainës që ka hyrë në vitin e pestë të saj.
Në takim do të jetë prezent edhe presidenti i SHBA, Donald Trump dhe presidenti I Ukrainës Volodymyr Zelensky.

