Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me 5 kërkesat që protestuesit kanë bërë të hënën, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.
Braçe fillimisht deklaron se ai është socialist, por nuk mbyll dot gojën, sytë dhe veshët kur është fjala për të miratuar nisma ligjore në Kuvend.
Sa u përket kërkesave të protestuesve, deputeti socialist deklaron se ato janë të rrezikshme. Sipas tij, dorëheqja e qeverisë dhe delegjitimimi i mazhorancës së dalë nga zgjedhjet demokratike është një proces i rrezikshëm, ku cenohet stabiliteti i vendit dhe mund të kalohet në kaos.
“NUK PASON PAQËNDRUESHMËRIA, MUNGESA E QEVERISJES, POR KAOSI – E DUAN NJERËZIT KËTË?!”, thekson ai.
Ndërsa më tej nënvizon se destabilizimi i vendit do të ndikojë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku sipas tij jemi në një periudhë shumë vendimtare.
Postimi i plotë i Braçes:
PAS GJITHE MESAZHEVE DJE,
KOMENTEVE, DY GJERA:
1. UNE KAM QENE SOCIALIST, JAM SOCIALIST,
DO JEM SOCIALIST-KJO GJE NUK NDRYSHON, MOS INSISTONI KOT.
Ama kjo nuk do te thote qe une kam mbyllur apo do mbyll syte, veshet, gojen dhe kam ngritur doren e miratimit;
JO! As e kam bere, as e bej e as do ta bej vec per kete shkak, nuk ndodh!
2. PO, NE PROTESTE KA AXHENDA PRIMITIVE E TE RREZIKSHME-E PARA AXHENDA POLITIKE!
Jo vetem per shkak te prezences se qarte te drejtuesve e njerezve te partive politike, por mbi te gjitha per shkak te kerkesa te qarta politike-RREZIM TE QEVERISE, DELEGJITIMIM TE MAXHORANCES!
Delegjitimim pa vote, por ne tavoline, kerkese e sjellje prej nje jete e Sali Berihes kjo, e deshtuar afermendsh.
E rreshtuar keshtu-doreheqje e Qeverise, delegjitimim i Maxhorances me goje, nga sheshi, perzgjedhje nga sheshi te 101 perfaqesuesve te pavotuar kund ne procese te ligjshme zgjedhore, zgjedhja prej tyre e ministrave te nje Qeverie Teknike qe ne nje vit nuk duhet te bej gje, por te prese formimin apo forcimin e forcave politike dhe kete, duhet ta votoj une symbyllur, eshte jo vetem utopi qesharake, por populizem primitiv dhe i rrezikshem;
NUK PASON PAQENDRUESHMERIA, MUNGESA E QEVERISJES, POR KAOSI-E DUAN NJEREZIT KETE?!
Nderkohe, KY VEND, kete vit-viti i sehirit sipas sheshit, eshte ne procesin e mbylljes se kapitujve ne NEGOCIATAT E ANETARESIMIT ME BASHKIMIN EVROPIAN; nga 1912 nuk ka projekt politik me te madh e me jetik per Shqiperine se ky!
Thene kete, po NE KEMI PROBLEME ME DEMOKRACINE, ZGJEDHJET, LIGJIN E LIGJSHMERINE-na i kane vene ne dukje negociatat me BE, duhet ti adresojme sa me pare ne rruge legjitimi, kurre populiste, por KTHIMI NE EPOKEN E GURIT THJESHT SE NUK FITON DOT, NUK ESHTE ZGJIDHJE!
