Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak momente më parë në Tiranë, Ato kanë vijuar për disa sekonda dhe siç raportohet, kanë qenë të konsiderueshme, veçanërisht në ndërtesat e larta.
Paraprakisht, Qendra Europiane e Tërmeteve dhe IGJEUM në Shqipëri, bëjnë me dije se magnituda ka qenë 3.5 rihter dhe thellësia nga toka ka qenë 10 kilometra, ndërsa epiqendra ka qenë fshati i Bërzhitës.
Për shkak se epiqendra ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës, lëkundjet janë ndjerë të forta në të gjithë Tiranën. Megjithatë, nuk ka vend për panik, pasi një magnitudë e tillë është e zakonshme dhe nuk paraqet rrezik.
Edhe sizmiologët thonë se të tilla tërmete nuk janë të rrezikshme, por përkundrazi, kanë aspekte pozitive sepse ndihmojnë në çlirimin e energjisë së prodhuara nga fërkimi i pllakave tektonike, duke shmangur tërmete më të forta.
