Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aeroporti i ri, ja kur nisin fluturimet nga Kukësi

Shkruar nga Newsbomb

Fluturimet ndërkombëtare nga Aeroporti i Kukësit mund të nisin në fund të vitit. Kjo konfirmohet nga ministri Haxhinasto, ndërkohë që nga ana tjetër rezulton se Autoriteti i Konkurrencës ka qenë kundër zgjedhjes së kontratës për Aeroportin e Rinasit.

Sa i përket procedurës për hapjen e Aeroportit të Kukësit, ministri Haxhinasto ka thënë gjatë një interviste për Top Channel, se operimi i aeroportit mund të jepet me koncesion ose mund të menaxhohet përmes një kompanie publike, raporton "Shqip". Ky i fundit është opsioni më i mundshëm por nevojitet një investim prej 3 milionë euro.

Nga ana tjetër Autoriteti i Konkurrencës i kishte rekomanduar Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Ekonomisë që të mos zgjatej afati i ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare, pavarësisht kushteve të vendosura nga koncesionari për rishikimin e marrëveshjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese