Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Zgjedhjet e kryetarëve në 61 degët e PS, shtyhet afati i aplikimeve deri në 31 maj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste ka shtyrë deri në datën 31 maj afatin e aplikimeve dhe propozimeve për zgjedhjet, për kryetarët e 61 degëve të partisë në bashki.

Ky vendim i Sekretariatit Ekzekutiv të PS është marrë pasi, sot skadonte afati i përcaktuar.

albsig

spring

PS njofton se kjo periudhë shtesë do të shërbejë jo vetëm për administrimin e kandidaturave të reja, por edhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga kandidaturat e deritanishme.

Njoftimi i Plotë i PS:

Në zbatim të vendimeve të Kongresit, Asamblesë Kombëtare dhe Kryesisë për fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetarët e 61 degëve të partisë në bashki, deri ditën e djeshme janë administruar mbi 400 emra si kërkesa për vetkandidim dhe propozime nga Këshillat Socialiste në territor.Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot, marrë në konsideratë interesi i lartë për pjesëmarrje në këtë proces, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve dhe propozimeve deri në datën 31 Maj.

Kjo periudhë shtesë do të shërbejë jo vetëm për administrimin e kandidaturave të reja por edhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga kandidaturat e deritanishme.Çdo kandidaturë duhet të ketë si dokumentacion shoqërues një CV, kërkesën për kandidim dhe formularin e vetdeklarimit për garantimin e integritetin ligjor. Platforma e kandidimit është një material i cili do të prezantohet para asamblesë së bashkisë përkatëse vetëm nga kandidatët të cilët kualifikohen për fazën finale të garës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img