Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Para dhe pas, Rama publikon pamjet e stadiumit “Air Albania”: Nga një kalbësirë urbane, në stadiumin më të bukur të Europës

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Para dhe pas, Rama publikon pamjet e stadiumit “Air Albania”:

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e këtij 25 Maji, e ka nisur duke publikuar pamjet para dhe pas të stadiumit “Air Albania”.

Nga një “kalbësirë urbane”, ashtu si dhe kryeministri e thotë u shndërrua në një nga stadiumet më të bukur të Europës.

Sipas Ramës njëjtë siç u bë stadiumi i finales së sotme europiane një krenari kombëtare në Europë, shumë shpejt do të bëhet edhe Teatri i Ri Kombëtar.

“MIRËMËNGJES

dhe me shpresën se ka akoma nga ju që e kujtojnë kur ju thosha se do të bëjmë një nga stadiumet më të bukur të Europës, aty ku deri para pak vitesh kishte mbetur një kalbësirë urbane në zemër të kryeqytetit, duke ju siguruar se siç u bë stadiumi i finales së sotme europiane një krenari kombëtare në Europë, do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë ditë të shënuar sportive për të tërë Europën këtu në Tiranë”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu