Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rehabilitohet rruga ‘Selaudin Zorba’ në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër rrugë në njësinë Nr. 4 në kryeqytet është rehabilituar tërësisht.

Për të mos penguar qarkullimin e automjeteve nëpër qytet, ekipi i Bashkisë së Tiranës punoi kryesisht natën për të finalizuar në kohë rikonstruksionin e rrugës “Selaudin Zorba”.

Krahas investimeve madhore, Bashkia e Tiranës ka vijuar këtë kohë edhe me investimet kapilare në lagje, duke filluar me rinovimin e rrjetit të ujësjellësit dhe me shtresat asfaltike duke i dhënë një tjetër pamje lagjeve në kryeqytet.

118597491_409191706728896_3191139546748779266_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese