Hapësire reklamuese

Politikë

Rama ndan pamjet nga DPSHTRR në Fushë Prezë dhe në replikat me komentuesit jep lajmin: Njohja e patentave shqiptare në Gjermani në fazën e fundit të miratimit

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka ndarë disa foto, ku tregon mjediset e reja të punës dhe shërbimit për drejtuesit e mjeteve nga të DPSHTRR në Fushë Prezë, Tiranë

E teksa ndan këto pamje Rama ka marrë edhe komente të shumta, ku një qytetar i shkruan sesa do ishte më mirë që ambientet të ishin shkatërruar jashtë dhe institucioni vetë të ishte i fortë.

E teksa i ka kthyer përgjigje ndjekësit, kryeministri jep edhe lajmin ku thotë se se njohja e patentave shqiptare në Gjermani është në fazën e fundit të miratimit në Bundesrat.

“Kush merr sherbime sot ne institucionet e Drejtorise se Transporteve e di mire se nuk te mbyt as korrupsioni, as injoranca, sepse sherbimet kalojne permes sistemeve digjitale qe nuk njohin as militante as kusherinj! Dhe kaq e vertete eshte kjo, sa qe e provon fakti qe procesi i njohjes se patentave shqiptare ne Gjermani, gje qe as nuk mendohej dot deri disa vite me pare, sot eshte ne fazen e fundit te miratimit ne Bundesrat, dhoma e landeve te Gjermanise! Sharjet e perqeshjet nuk jane argumenta” shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu