Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç thirrje serbëve të Kosovës: Dilni dhe votoni Listën Serbe

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç thirrje serbëve të
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm serbëve në Kosovë s që të votojnë masivisht në zgjedhjet parlamentare që po mbahen këtë 9 shkurt.

Vuçiç ka kërkuar që të votojnë Listën Serbe, sepse sipas tij është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t'i dëbojë.

"Po shfrytëzoj rastin t'u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të shkojnë e të votojnë. Votoni Listën Serbe, sepse ajo është garancia e vetme që Kurti nuk do t'i dëbojë serbët nga Kosova", shprehet Vuçiç.

Lista Serbe është e vetmja që dëshiron të luftojë për interesat e popullit serb dhe që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të japë ryshfet, citon Tanjug.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese