Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Kosovë (9 shkurt) në Prishtinë.
I shoqëruar nga bashkëshortja Meliza Krasniqi dha një deklaratë për mediat ku ftoi të gjithë qytetarët të votojnë, por teksa foli për fushatën zgjedhore që partia e tij ka bërë, u shpreh se “edhe sot vota duhet të përcjellë të njëjtin pozitivitet”, duke iu drejtuar kështu mbështetësve të tij.
“Sot është një ditë e mirë, një ditë e madhe, e rëndësishme për vendin dhe demokracinë e Kosovës. Sapo votuam, me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve tanë, besoj se kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga çdo qytetar që ka të drejtë vote. Jam besimplotë, se ashtu sikurse kemi pasur fushatë pozitive, edhe vota do ta thotë të njëjtën”, tha Krasniqi.

