Hapësire reklamuese

Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani apel qytetarëve: Duhet t'a shfrytëzoni këtë ditë për të votuar

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani apel qytetarëve: Duhet t'a
Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, hodhi votën e saj në një nga qendrat e votimit në Prishtinë. Pasi qëndroi në radhë për disa minuta, ajo u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e votës për të ardhmen e vendit.

“Faleminderit që pritët bashkë me mua, derisa më erdhi radha të votoj në këtë ditë të rëndësishme. Kosova është vendi më i zhvilluar në rajonin tonë. Është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre, duke marrë pjesë në një proces, nga i cili zgjidhet parlamenti dhe ka rëndësi në jetën e të gjithëve.

Është ditë e mirë me diell, besoj është më e lehtë të votohet. I uroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë në këto zgjedhje, shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës”, u shpreh Osmani.

Ajo shprehu gjithashtu mbështetje për të gjithë kandidatët, veçanërisht ata të rinj, duke uruar një garë të ndershme dhe një rezultat që do të çojë Kosovën drejt progresit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese