Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Kryetari i partisë dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të drejtohet me një fjalim për simpatizantët e tij mbrëmjen e sotme, në orën 24:00.
Ky eveniment do të zhvillohet në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, ku të gjithë ata që mbështesin Kurtin dhe partinë që ai përfaqëson janë të ftuar të bashkohen.
Njoftimi i partisë thekson: "Ju presim në sheshin ‘Skënderbeu’ në ora 24:00, së bashku me Kryeministrin Kurti."
Kjo ngjarje pritet të jetë një moment i rëndësishëm për Lëvizjen Vetëvendosje, duke pasur parasysh mbështetjen e gjerë që ka nga simpatizantët e saj në gjithë vendin e tanimë që ai kryeson bindshëm në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Kosovë.
Top of Form
Bottom of Form
