Hapësire reklamuese

Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, Kurti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Kosovë, Kurti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një video mesazh qytetarëve teksa na ndajnë më pak se dy orë nga orari zyrtar kur mbyllet votimi.

Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, për tu bërë sipas tij, të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.

Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës. Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua.”, deklaron Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese