Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë (KQZ) në mbledhjen e fundit për mbrëmjen e sotme ka shpallur rezultatet e deritanishme për zgjedhjet parakohshme parlamentare të zhvilluara ditën e sotme.
Kreu i KQZ, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.79%, Partia Demokratike e Kosovës 21.18%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.74%, Lista Serbe 3.87%, Nisma Socialdemokrate 1.72%.
Radoniqi tha se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave nga diaspora, me nevoja të veçanta dhe votat me kusht.
Sakaq, Radoniqi bëri të ditur se nesër nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.
“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali sonte do të pranohet përgjatë tërë natës në qendrat e numërimit”, tha ai.

