Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik Europian ku u prit nga kryeministri Edi Rama.
Von der Leyen është pyetur nga gazetarët në lidhje me situatën e luftës në Ukrainë dhe bisedimet për paqe ku u shpreh qartë se sipas saj i vetmi që duket se nuk do paqe, është presidenti rus Vladimir Putin.
“Kërkohet një armëpushim pa kushte por Putin e refuzoi. Dhe në fund u zhvillua takim më Turqi. Dhe presidenti Zelensky ishte i gatshëm të takohej. Por duket që Putin nuk do paqe. Ndaj ne po punojmë për një paketë të re sanksionesh”, - tha ajo.
Sondazh
Poll
