Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

VIDEO/ Heroizmi i zjarrfikësve të Kosovës, 30 bote me ujë furnizuan gjithë natën termocentralin për të ftohur turbinat

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Heroizmi i zjarrfikësve të Kosovës, 30 bote me ujë
Zjarrefikesit heronj te Kosoves qe furnizuan dje termocentralin

Strukturat kriminale serbe me lidhje politike në Beograd, kanë orkestruar mbrëmjen e djeshme një sulm në Kosovë që nuk ka asnjë dallim nga ajo që po bën Rusia në Ukrainë. Terroristët serbë kanë hedhur në erë me sasi të mëdha eksplozivi kanalin e Ibër Lepencit.

Dëmtimet në rrjet janë të mëdha, pasi nga kanali kryesor i Ibër Lepencit furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë si dhe KEK-u, për ftohjen e termoelektranave dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Situata tashmë është stabilizuar falë punës se punonjësve të autoriteteve shtetërore të Kosovës, të cilët kanë vendosur gjithë natën tubacione provizore brenda kanalit, për të mos ndalur furnizimin me ujë për qytetet e Kosovës dhe termocentralin Kosova B.

VIDEO/ Heroizmi i zjarrfikësve të Kosovës, 30 bote me ujë
Zjarrefikesit heronj te Kosoves qe furnizuan dje termocentralin

Por, në fluksion e këtyre zhvillimeve dinamike, kanë qenë edhe zjarrfikësit e Kosovës. Ata janë angazhuar në kohë rekord bashkë me kolegët e termocentralit dhe kanë furnizuar me ujë gjithë natën objektin e prodhimit të energjisë.

Më shumë se 30 makina zjarrfikëse të ngarkuara me mijëra litra ujë kanë furnizuar termocentralin për të ftohur turbinat e termocentralit “Kosova B” në Obiliq.

Situata alarmante ka mobilizuar të gjitha njësitë zjarrfikëse në Kosovë, të cilat kanë reaguar në mënyrë të jashtëzakonshme për të parandaluar ndërprerjen e prodhimit të energjisë elektrike. . Falë përkushtimit dhe koordinimit të shpejtë, furnizimi i turbinave është mbajtur nën kontroll, duke shmangur një ndërprerje të madhe të prodhimit të energjisë elektrike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese