Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Sot Kosova voton! Hapen qendrat e votimit, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

Shkruar nga Newsbomb
Sot Kosova voton! Hapen qendrat e votimit, mbi 2 milionë qytetarë me
Foto ilustruese

Ditën e sotme në Kosovë zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur në Kosovë në orën 07:00 dhe ato do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Janë hapur 941 qendrat e votimit me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.

Të drejtë vote do të kenë mbi 2 mln qytetarë, përfshirë dhe emigrantët. Ata do të mund të zgjedhin në mes të 28 subjekteve politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Ndërkaq, dje (8 shkurt) procesi i votimit u zhvillua edhe jashtë Kosovës, ku diaspora votoj në Ambasada. Gjithsejt, sipas KQZ-së, të drejtë vote patën 105 mijë bashkëatdhetarë.

Të drejtën e votës e shfrytëzuan, mbi 50 përqind e votuesve. Votën e tyre e hodhën edhe ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Përgjatë fushatës elektorale partitë bënë premtime të mëdha për të rritur pagat dhe pensionet, për të përmirësuar arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë.

Votimet e sotme do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën edhe në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese