Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shpërthimi me eksploziv në Kosovë, reagon Vuçiç: Nuk kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi me eksploziv në Kosovë, reagon Vuçiç:
Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar akuzat e drejtuara nga Kosova si dhe është distancuar plotësisht nga akti terrorist i ndodhur në kanalin Ibër-Lepencë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Kreu serb e ka komentuar këtë ngjarje gjatë një bisede me të rinjtë në forumin e SNS-së “Rinia e Serbisë, grackat dhe mundësitë”, teksa duke këshilluar veçanërisht ata persona që merren apo aspirojnë të përfshihen në politikë, të mos marrin vendime dhe të mos bëjnë reagime nën presion.

Asnjëherë mos merrni vendime nën presion. Ç’ka mendoni, pse nuk u nxitova sot në orën gjashtë të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër Lepenc. E dini, ne mund ta bënim këtë dhe t’ua kthenim lumin përpjetë, nuk na duhej kurrfarë terrorizmi, pse t’u arsyetohem”, tha Vuçiç.

Ndër të tjera ai ka thënë se qeveria e Kosovës është e vetëdijshme që ky sulm nuk është orkestuar nga Serbia teksa thotë se nuk ka nevojë për tu justifikuar apo të kërkuar falje për diçka që nuk e ka bërë.

"Çfarë duhet të bëj që të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, nëse do ta interpretojnë si të duan. Prandaj gjithmonë ngadalë, në fund, gjithçka do të bjerë në vend. Është e rëndësishme vetëm të punosh, të luftosh dhe të besosh në vetvete”, është shprehur kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç.

Pak më parë ka reguar zyrtarisht dhe ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç teksa mohoi akuzat e drejtuara nga qeveria e Kosovës të cilat bënin përgjegjës Serbinë, duke dënuar këtë akt kriminal teksa thotë se këto veprime janë të papranueshme dhe kërcënojnë hapur stabilitetin mes vendeve fqinje.

Ndër të tjera ai tha se Serbia kërkon që autorët e këtij sulmi të vendosen përpara përgjegjësisë teksa shpreh gadishmërinë e qeverisë Serbe për të ndihmuar financiarisht dhe teknikisht Kosovën në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga ky akt kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese