Hapësire reklamuese

Rajoni

Qytetarët e Kosovës me "mendjen" te Viti i Ri, "injorojnë" zgjedhjet! Ramush Haradinaj voton, shfaqet krah nënës së tij

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët e Kosovës me "mendjen" te Viti i Ri,
Ramush Haradinaj me te emen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka votuar mesditën e sotme. Ai është parë nën shoqërinë e të ëmës teksa është paraqitur në qendrën e votimit në shkollën fillore “Heronjtë e Dukagjinit”, në Gllogjan.

Pasi votoi Haradinaj i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të vendosin për Kosovën në vitet në vijim, që t’i dalin krah Kosovës.

“I bëj thirrje qytetarëve të Kosovës, të gjithëve ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të votojnë, të vendosin për Kosovën dhe vitet që vijnë, ky është vendimi i tyre që mund ta marrin, t’i dalin krah Kosovës të gjithë”, tha Haradinaj.

Sakaq theksojmë se sipas të dhënave zyrtare të përditësuara nga KQZ, pjesëmarrja në zgjedhje deri në 11:00 ishte mbi 8%. Komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku kanë votuar mbi 16% e qytetarëve, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviq me vetëm 0.08%.

Qytetarët e Kosovës me "mendjen" te Viti i Ri,

Këtë të diel, më 28 dhjetor, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote janë ftuar të votojnë, duke shënuar herën e katërt të daljes në zgjedhje brenda këtij viti. Viti 2025 nisi me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, vazhdoi me zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe po mbyllet me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet, është shpërndarë që të shtunën në mëngjes në të gjitha 38 komunat e Republikës së Kosovës. Procesi zgjedhor brenda vendit zhvillohet në 948 qendra votimi, me gjithsej 2.614 vendvotime.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese