Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Probleme teknike në faqen e KQZ-së, shtrembërohen të gjitha rezultatet

Shkruar nga Newsbomb
Probleme teknike në faqen e KQZ-së, shtrembërohen të gjitha
KQZ

Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka reaguar pas problemeve teknike në faqen zyrtare të KQZ-së.

Pas publikimit të të dhënave nga numërimi i 23% të kutive të votimit faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë ka rënë.

Faqja e KQZ ka shfaqur probleme duke mos shpalosur të dhënat e shtrembuar rezultatet e deri tanishme.

Probleme teknike në faqen e KQZ-së, shtrembërohen të gjitha
Rezultatet joreale në faqen e KQZ-së në Kosovë për shkak të problemeve teknike

Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi përmes një njoftimi për mediat njoftoi se janë duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet, teksa përmendi më tej edhe problemet teknike.

Elezi tha se të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar dhe duke dërguar të dhënat të cilat do të përpiqen t’i transmetojnë sa më shpejt.

“Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente problemet teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.

Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë. KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat!”, tha ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese