Në një kohë kur numërimi i votave është duke vijuar, mbështetësit e Albin Kurtit nuk kanë pritur rezultatet përfundimtare por kanë “rrëmbyer” flamujt kuqezi dhe të Kosovës e kanë dalë nëpër rrugët e Kosovës.
Nën brohoritjet “O Abin Baba” “Fitore” e këngë patriotike, mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosja po festojnë nëpër rrugët e çdo qyteti.
Në Prishtinë, Prizren e Vushtrri panorama festive paraqitet po njësoj. Qytetarët “e paduruar” për rezultatin përfundimtar po festojnë me fishekzjarre e këngë.
View this post on Instagram
Sakaq, kujtojmë më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat për numërimin e mbi 50% të kutive. Sipas këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje është ajo e cila po vijon të kryesojë.
Albin Kurti ka arritur që deri më tani të ketë siguruar besimin e 37.50% të qytetarëve të Kosovës, teksa më pas ndiqet nga Partia Demokratike e Kosovës me 29.80% të votave ose ndryshe e përkthyer në vota me 131940.
Në vend të tretë deri më tani është Lidhja Demokratike e Kosovës me 72138 vota, 16.29%, ndërsa në vend të katër është AAK e Ramush Haradinaj me 35073 të votave ose e përkthyer në përqindje në 7.92%.

