Procesi i votimit në Kosovë është mbyllur rreth një orë më parë ndërsa deri më tani janë numëruar 32.52% e votave.
Na përditësimet e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, e para parti që udhëheq është Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Albin Kurtit me 48.10% të votave. Pas tij renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e drejtuar nga Bedri Hamza me 19.41% me një diferencë prej 72 mijë votash nga partia e Kurtit.
Lëvizja Demokratike e Kosovës (LDK) e Lumir Abdixhiut është e treta me 13.89% të votave e më pas vjen partia e Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.67% të votave.
Haradinaj gjithashtu shprehu pritshmëritë e tij për të arritur një marrëveshje me PDK-në dhe LDK-në me qëllim formimin e qeverisë së re për Kosovën.

