
Ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në Kosovë.
Deri më tani janë numëruar 5.29 % të votave ose e thënë ndryshe 134 kuti në të cilët prin para Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje me 37.18% të votave, e ndjekur më pas nga Partia Demokratike e Kosovës me 25.10% të votave.
Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.28% të votave, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Ramush Haradinajt qëndron në vend të katërt me 8.86 të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pas procesimit të 90.68% të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04 %.
Ose e përkthyer ndryshe kanë votuar 789 mijë e 172 qytetarë nga 1 milionë e 970 mijë e 944 banorë me të drejtë vote. Theksojmë se në këto zgjedhje kanë marrë pjesë më pak qytetarë se në vitin 2021 ku kutive të votimit iu drejtua 48.78% e popullatës së Kosovës.

