Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ndodh edhe kjo, qendra e votimit në Zubin Potok mbetet pa fletëvotimi, qytetarët presin në radhë

Shkruar nga Newsbomb

Ndodh edhe kjo, qendra e votimit në Zubin Potok mbetet pa fletëvotimi,

Një situatë e pazakontë është shënuar në komunën e Zubin Potokut, ku qendra e votimit me kusht ka mbetur pa fletëvotime gjatë pasdites, duke lënë shumë qytetarë të pamundur të votojnë.

Ata që prisnin në radhë u informuan nga punonjësit se procesi i votimit nuk mund të vazhdonte, pasi fletët ishin mbaruar. 

“Kam ardhur nga ora 11:30 duke pritur, por nuk munda të votoj sepse na thanë se nuk ka më fletëvotime. Kam ardhur nga Komuna e Leposaviçit sepse atje na kanë thënë që këtu duhet të votojmë, por nuk votojmë dot”, tha një qytetar në Zubin Potok.

Millutin Gjukiç, kryesues i kësaj qendre votimi, tha se problemi ishte zgjidhur përkohësisht gjatë ditës, por më pas mungesa e fletëvotimeve u përsërit. "Kemi kontaktuar me Prishtinën dhe na është thënë që duhet të presim, ndërsa qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë jashtë," deklaroi ai.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar për këtë situatë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese